Policia e Pukës ka bërë të mundur arrestimin e Preng Zajas, 57 vjeç banues në fshatin Gjegjan, Pukë për kultivim të bimëve narkotike.

57-vjeçarit iu gjetën afër banesës së tij 66 bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Policia asgjësoi bimët me anë të djegies.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale "Kultivim të bimëve narkotike"

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com