VLORË - Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë zbuluar dhe asgjësuar 3 parcela me rreth 770 bimë narkotike të llojit "Canabis-sattiva".

Gjatë një  kontrolli të ushtruar në fshatin Lapardha, në malin Shashicë, janë konstatuar 2-parcela te thurura me tel, në të cilat janë gjetur té kultivuara 95-bimé narkotike "Canabis-sattva" me lartësi deri në 30 cm.
 
Gjithashtu, po në të njëjtin fshat, né vendin e quajtur "Hija e Vasjarit" në afërsi të malit Shashicë është konstatuar 1-parcelë tjetër e thurur me tel, në të cilën janë gjetur të kultivuara në tokë 668 bimë narkotike "Canabis-sattiva" me lartësi deri në 35 cm.

U kryen të gjitha veprimet hetimore dhe u bë asgjësimi i plotë i bimëve narkotike me djegie. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autoréve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)