SHKODËR, 26 Qershor/ATSH-Gaspër Marku/- 14 parcela të tjera me 1543 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva, janë zbuluar dhe asgjesuar në vend nga forcat e policisë së Shkodrës gjatë ditës së sotme.
Sipas zëdhënësit të shtypit të policisë qarkut Shkodër, Bardhyl Saliu,,aksioni në fjalë është pjesë e një angazhimi intensiv që uniformat blu të drejtorisë Shkodër i filluar prej shumë ditësh në të gjithë territorin e vendit tonë.
"Gjatë kontrolleve të ushtrua për asgjësimin e parcelave me lëndë narkotike në vendet e quajtura Fshati Mazrrek dhe Fshati Shpor, Komuna Gur i Zi, të rrethit Shkodër janë asgjësuar 14 parcela në të cilat ishin kultivuar 1543 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva, të cilat pasi u shkulën u asgjësuan me anë të djegjes.", pohoi për ATSH-në, zëdhënësi Saliu.
Në të njëjtin njofti, Saliu, bëri të ditur edhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Denis Shabaj, vjeç 19, banues në fshatin Rrapsh, Komuna Kastrat e rrethit Malësi e Madhe.
Sipas tij, arrestimi i Shabës u bë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e policisë në automjetin që drejtohej prej tij, në Fshatin Hot, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip Pistoletë e kalibrit 9 mm të cilën e mabnte pa leje. Gjithashtu u konstatua se ky shtetas, po drejtonte automjetin i pa paisur me leje drejtimi dhe targat e mjetit ishin fallso./a.g/