Asgjësohen 1541 kanabis në 3 fshatra të Lezhës, s’dihen autorët

Asgjësohen 1541 kanabis në 3 fshatra të Lezhës, s’dihen autorët

Kanabisi

LEZHË- Rreth 1541 bimë kanabisi janë asgjësuar në tre fshatra të Lezhës në saj të opeacionit antidrogë ‘Imazhi’. Nuk dihen autorët e kultivimit të kanabist në këtë territor. 

Si rezultat i kontrolleve në zona të thella malore të qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimë narkotike, Policia e Lezhës ka finalizuar fazën e 23-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, në kuadër të së cilës, nga shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë janë gjetur të kultivuara në tokë në zona pyjore, në total 1541 bimë narkotike cannabis sativa të cilat pas veprimeve procedurale u asgjësuan me anë të djegies.

Konkretisht, u gjetën të kultivuara 1004 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Buten të njësisë administrative Ungrej, 250 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Zimaj të njësisë administrative Ungrej si dhe 287 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Velë të njësisë administrative Kolsh, rrethi Lezhë.

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion