Arrestohen në flagrancë dy persona për kultivim të lëndëve narkotike në Gjirokastër. Gjergji Kapo, 50 vjeç dhe Redian Duro, 30 vjeç, të dy banues në Gjirokastër. Kultivimi i lëndëve narkotike është kryer në vëndin e quajtur ''Manastiri i Drenovës'' në fshatin ''Mingul'', në Njësinë Administrative Lunxheri.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi këta persona në bashëpunim me njeri - tjetrin, në fshatin "Mingul" , Gjirokastër,  kanë kultivuar 2100 bimë narkotike të dyshuara "Cannabis Sattiva". 

Këto bimë u gjetën të mbjella në një parcelë dhe lartësia e tyre varionte nga 5 - 10 cm.

Pas konstatimit të këtyre bimëve, u bë asgjësimi i tyre me anë të djegies.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)