Një tjetër operacion anti-kanabis është zhvilluar në Krujë, ku policia ka asgjësuar 271 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara të fshatit Mukje, në Nikël, dhe fshatrave Barkanesh, Rranzë, në Krujë.
Ky operacion ishte në vazhdën e operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër” dhe ua ngazhuan 24 grupe kontrolli me 213 punonjës Policie dhe u përdorën 12 dronë.
Si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 12189 bimë narkotike kanabis. Ndërkohë, që për këtë rast të goditur ditën e sotme nuk dihen autorët dhe po vijon puna për identifikimin e tyre.