SHKODËR, 28 Qershor/ATSH-Gaspër Marku/- Asgjësohen 36 parcela me 6025, rrënjë bimë narkotike në komunën Guri i Zi.
Forcat e policisë së Shkodrës, kanë vijuar edhe gjatë ditës së shtunë kontrollet në zonat e dyshuara për mbjedhje të bimëve narkotike. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër, thanë për ATSH-në se janë konstatuar 36 parcela me 6025, rrënjë bimë narkotike në komunën Guri i Zi.
Konkretisht, 3643 rrënjë Canabis Sativa, janë zbuluar dhe më pas asgjësuar, në vendin e quajtur Fshati Mazrrek, Komuna "Gur i Zi",  e rrethit Shkodër. Nga një tjetër kontrollë i ushtruar në vendin e quajtur Fshati Karmë, Komuna Gur i Zi,  e rrethit Shkodër janë gjetur dhe asgjësuar 2382 rrënjë Canabis Sativa.
Nga ana e policies, po punohet për identifikimin e personave që e kanë mbjelle këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar lënda narkotike, janë pa pronar të ligjshëm, ndërkohë që materialet në fjalë janë depozituar në Prokurorinë e Rrethit Shkodër për hetime të mëtejshme./i.v/./a.g/