Mbi 362 bimë kanabis u gjetën dhe u asgjësuan nga forcat e policisë Krujë, në fshatrat Brret dhe Kroi i Madh, ndërsa kultivuesit e tyre nuk dihen ende.
Gjatë kontrolleve të kryera në kuadër të fazës së 19-të të opacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në fshatin Brret dhe në fshatin Kroi i Madh, u zbuluan dhe u asgjësuan 362 bimë kanabis.
Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 9448 bimë narkotike cannabis sativa dhe 208 fara të dyshuara kanabis, të mbjella në kubikë.
Vijojnë kontrollet dhe operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni i kontrollit të territorit vijon.