KRUJË- Në kuadër të kontrolleve për goditjen e kultivimit të kanabisit, në Krujë janë asgjësuar 480 bimë narkotike kanabis sativa. Në kuadër të operacionit “Territor i pastër” u ushtruan kontrolle në fshatrat e Krujës dhe konkretisht bimët narkotike u gjetën në fshatrat Kroi i Madh, Mafsheq, Shqezë, Krastë dhe Picragë.
Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 13 850 bimë narkotike kanabis.
Ende nuk dihet asnjë prej autorëve, ndërsa policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Komento