Asgjësohen 8330 rrënjë kanabis në qarkun e Shkodrës, Lezhës e Kukësit

Policia e Shtetit/Vijojnë paralelisht në të gjithë vendin, megaoperacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjësohen në Shkodër, Mirditë dhe në Tropojë, në total 4165 bimë narkotike.  

- Në qarkun Shkodër, gjatë fazës së 9-të të operacionit policor të koduar “Alpe të pastra” u asgjësuan 3295 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në disa fshatra, në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës dhe Pukë.

-Në qarkun Lezhë, gjatë fazës së 30-të të operacionit policor të koduar "Imazhi" u asgjësuan 513 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në një fshat në Mirditë.  

-Në qarkun Kukës, gjatë fazës së 5-të të operacionit policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna” u asgjësuan 357 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në terren malor, në Lekbibaj, Tropojë. Procedohet penalisht përgjegjësi i shërbimit pyjor të kësaj zone, shtetasi Gj. P., për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre. 

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, duke përdorur edhe dronë, për kontrollin e zonave malore. Si rezultat i kontrolleve, në territoret e qarqeve Shkodër, Lezhë dhe Kukës, janë gjetur dhe asgjësuar në total 4165 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.  

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. 

Materialet procedurale i kaluan prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.

Në përditësim...

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë