Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses Operacionin Policor të koduar "Gjegjan", ku ka asgjësuar 2 parcelë me rreth 400 rrënjë bimë narkotike kanabis, ndërsa ka vënë në pranga edhe 2 kultivuesit.

Të arrestuarit janë Qani Hamzaj, 39 vjeç, banues në Tiranë dhe Arjan Nikolli, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë veprimeve hetimore të dyshuarve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e mëposhtme një armë zjarri automatik model-56, dy karikatore me 51 fishek model-56, një motorrçikletë e modifikuar, pa targa e pa dokumente si dhe një automjet tip fouristradë, marka "Landrover", pa targa.

Materialet i percillen Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Pukë për shtetasin Qani Hamzaj, për veprat penale të "Kultivimit të bimeve narkotike" dhe" Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve ", dhe për shtetasin Arjan Nikolli, për veprat penale të "Kultivimit te bimëve narkotike", dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".

1

2

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)