Ashpërsohen tensionet në L. e
Mesme, vriten dy palestinezë

Ashpërsohen tensionet në L. e<br />Mesme, vriten dy palestinezë<br /><br>
Pas vendimit të Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit dhe zhvendosjen e ambasadës, në Lindjen e Mesme kanë shpërthyer protesta të dhunshme që prej ditës së djeshme.

Gjatë së premtes, ushtra izraelite ka qëlluar për vdekje dy të rinj që gjuanin me sende të forta në drejtim të ushtrisë në kufirin që ndan Izraelin me Palestinën.

Njëri prej tyre është 30-vjeçari Mahmoud al-Masri, i vrarë pranë kufirit në Gaza. Identitetin e tij e ka konfirmuar Ministria palestineze e Shëndetësisë, ndërsa për personin e dytë ende nuk janë publikuar të dhëna. Ndërkohë, 40 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në vijën e kufirit.

Protestat e dhunshme kanë nisur që prej ditës së djeshme, duke përfshirë Jeruzalemin, Gazan dhe Kanin. Situata midis izraelitëve dhe palestinezëve është përkeqësuar. Disa shtete kanë bërë thirrje që të ruhet paqja, ndërsa Trump nuk tërhiqet nga vendimi i tij.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?