Ashton: Dialogu Kosovë-Serbi,
model për të gjithë vendet e rajonit

Ashton: Dialogu Kosovë-Serbi,<br />model për të gjithë vendet e rajonit
BRUKSEL - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Catherine Ashton shpreson që dialogu mes Serbisë dhe Kosovës të shërbejë si shembull për të gjithë vendet e rajonit.
 
Duke folur në Parlamentin Evropian, Ashton ka përgëzuar të dy kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë në dialogun që zhvillohet mes dy vendeve.
 
“Shpresoj sinqerisht se ajo që është arritur në dialog do shërbejë si inspirim dhe do jetë shtytje  për të tjerët në Ballkanin Perëndimor “, u shpreh baronesha Ashton.
 
Ajo ka pranuar se ne procesin e dialogut ka shpenzuar shumë kohë, siç u shpreh gjithsej 230 orë, por meritat për arritjet në proces ua adresoi aktorëve kryesorë të dialogut, të dy kryeministrat respektivë.

 “Patëm organizim të suksesshëm të zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe integrimin e strukturave të sigurisë dhe drejtësisë në sistemin juridik kosovar”, tha shefja e diploamcisë evropiane duke cilësuar se dialogu gjithnjë e më shumë po shndërrohet në pjesë të integrimeve evropiane dhe kjo sipas saj vlen për të dyja palët.


Marrë nga "RTK"


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit