Ashton: Dialogu Prishtinë-Beograd
vazhdojnë bisedimet në Jana

Ashton: Dialogu Prishtinë-Beograd<br />vazhdojnë bisedimet në Jana
BRUKSEL- “Asnjëherë gjatë dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk është përmendur çështja e njohjes, sepse Kosovën nuk e kanë njohur as të gjitha anëtaret e BE-së dhe kjo çështje kurrë nuk ka qenë parakusht për dialog, por normalizimi i raporteve”, ka thënë dje përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton.

E pyetur nëse Serbia, pas 8-10 vjetëve, para se të bëhet anëtare e plotë e BE-së, do të duhet të zgjidhë çështjen e kufijve të saj të jashtëm, Ashton tha se “kjo çështje do të zgjidhet në të ardhmen. Por, shtoi ajo, në Beograd presin që kjo do të shkojë më shpejt, e jo brenda 8-10 vjetëve”.

“Ka akoma për të bërë dhe dialogu do të vazhdojë. Sërish do të takohemi në janar, por më e rëndësishmja në gjithë këtë është që njerëzit në veri të Kosovës do të jetojnë më mirë, kurse kjo do t’i ndihmojë edhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, përfundoi Ashton.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka përshëndetur përpjekjet për paqe të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, të cilat, sipas saj, mund të thellojnë stabilitetin rajonal.

“Ata kanë treguar gatishmëri për të punuar në çështje të rëndësishme dhe të vështira, ku secili ka respektuar vijat e veta të kuqe, porse ka qenë i vetëdijshëm edhe për vijat e kuqe të tjetrit”, i ka thënë Ashton një grupi të vogël të gazetarëve, trasmeton AFP. “Për shkak të kohës së kaluar së bashku, dy kryeministrat tani e njohin mirë njëri-tjetrin. Kompetenca e tyre për të biseduar është rritur dhe rritur”, ka thënë Ashton. Ajo ka thënë se pas 200 orë bisedimesh në 20 takime në zyrën e saj në Bruksel, puna e bërë nga dy kryeministrat jep siguri për të ardhmen në Ballkan.
 
Marrë nga “RTK”

Redaksia online
(bg/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane