Ajo ka kërkuar nga ekipi i saj në Bruksel që të thërrasë nesër një takim midis Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje për të gjitha çështjet që lidhen me Urën e Mitrovicës, në përputhje me marrëveshjet e arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në frymën e normalizimit të marrëdhënieve.
Sipas "REL", të mërkurën, në veri të Mitrovicës ka nisur ndërtimi i Sheshit Mbreti Lazar, i cili prek cepin verior të urës qendrore mbi lumin Ibër.
Punimet kanë nisur me vendimin e organeve komunale të Mitrovicës së veriut.
Si kundërpërgjigje, banorët shqiptarë në Lagjen e Boshnjakëve kanë vendosur një cilindër betoni duke e emërtuar atë Sheshi "Adem Jashari".
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)