Aktori i mirënjohur si dhe shumë i përfolur këtë periudhë Ashton Kutcher do të interpretojë Steve Jobs në filmin i cili do t’i dedikohet kryesisht rinisë së tij. Në këtë film i cili do të vi me regji të Joshua Michael Stern si dhe me skenar nga Matt Whiteley do të tregohet rinia e fondatorit të Apple dhe kryesisht faza e tij Hippy përpara se ai të ishte një nga novatorët me të mëdhenj t ëinformatikës të viteve të fundit.Lajmin për pjesëmarrjen e Kutcher e bën të ditur e përditshmja Variety. Ky është vetëm njëri nga dy projeksionet kinematografike të planifikuara për jetën e Jobs. (xh.k/shqiptarja.com)