Jetën prej beqari Ashton Kutcher po e shijon me një stil jete paksa të veçantë. Nuk ka preferuar një, as dy, por tre femra, me të cilat është shfaqur në rrugët e Berlinit gjatë natës së shkuar. Aktori 33-vjeçar pas martesës 6 vjecare me Demi Moore së cilës i dha fund muajin e shkuar është parë në shoqërinë e tre femrave, të cilat nuk i ka pasur thjesht mikesha. Duke thithur një cigare e më një kapuç në kokë, ai dukej i qetë teksa ectë rrugëve të Berlinit pak pas mesnate. Pas divorcit ai deklaroi se në jetën e tij nuk do të hynte asnjë femër tjetër për një periudhë, pasi zemra e tij rrihte ende për Demin, por që ja që nuk ka qënë aspak kështu. Çifti i cili vlen qindra milionë dollarë, tentoi të kalonte krizën duke zgjedhur si zgjidhje besimin Kabbalah, por duket se nuk ja kanë dalë mbanë.