Shefja e marrëdhënieve me jashtë për Bashkimin Evropian Catherine Ashton, vizitoi kampin e refugjatëve në Zaatari në Jordani, ku vlerësoi përpjekjet e të gjithë atyre personave të cilët po punojnë me të pastrehurit Sirianë.
Gjatë turit të saj, Ashton vizitoi edhe shkollën e ngritur në këtë kamp nga UNICEF, ku bashkëbisedoi me mësuesit dhe studentët dhe i dhuroi atyre disa mjete shkollore.
"Dëshiroj të vlerësoj punën e palodhur të gjithë atyre që po përpiqen të bëjnë gjithcka kanë mundësi për ta bërë sa më të përballueshmë situatën e refugjatëve Sirianë," u shpreh Ashton.
Ajo komentoi gjithashtu rreth përpjekjeve më të fundit për një armëpushim të dërguarit të paqes Lakhdar Brahimi. Ajo vlerësoi iniciativën e Brahimit, dhe u shpreh se i gjithë komunitetit ndërkombëtar duhet të ketë besim tek përpjekjet e tij lidhur me konfliktin Sirian.
"Pata fatin e mirë që të kaloja pak kohë më zotin Brahimi gjatë një vizite në New York. Mendoj se përpjekja e tij kryesore është të arrijë të gjejë një mënyrë për të ndaluar luftimet, si dhe të gjej një mënyrë me anë të të cilës njerëzit mund të bashkohen sëbashku dhe sigurisht që të gjithë ne duhet ta mbështesim Brahimin në të." përfundoi fjalës e saj Ashton.
ed.ka/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com