Kabineti i përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton ka hedhur poshtë cilëndo mundësi të përzierjes së Brukselit në emërtimin e mandatarit të qeverisë së re në Kosovë. Maja Koçijançiç zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane i ka mohuar aludimet e disa mediave kosovare për ekzistimin e zarfit – sinonim ky për propozimin ndërkombëtar për emrin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.
“Këto janë spekulime të kota”, ka deklaruar Kocijaçiç. Ajo ka përsëritur qëndrimin zyrtar të kabinetit Ashton të shprehur edhe më herët se formimi i qeverisë është çështje e brendshme e Kosovës. “Ne besojmë se liderët e Kosovës do jenë në gjendje të formojnë qeverinë, në një proces demokratik, duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve”, ka deklaruar Kocijançiç.
Përderisa qëndrojnë anash nga procesi i formimit të qeverisë së re në Kosovë, nga zyra e Baroneshës Ashton vazhdohet të insistohet se edhe qeveria e re e Kosovës, në cilëndo përbërje qoftë ajo, duhet të jetë e përkushtuar ndaj procesit të normalizimit të raporteve me Serbinë, përkatësisht dialogut politik./RTK/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com