PRISHTINË- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, baronesha Catherine Ashton ka pranuar kërkesën e presidentes Atifete Jahjaga, për vazhdimin e zbatimin të mandatit të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX.
"Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian dhe EULEX-I do të vazhdojnë të ndihmojnë institucionet, autoritetet e drejtësisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë, për të forcuar edhe më shumë sistemin e pavarur shumë-etnik të drejtësisë dhe shërbimi shumë-etnik policor në përparimin e tyre drejt plotësimit të standardeve evropiane në fushat e tyre përkatëse”, ka thënë Ashton në letrën e saj.
Duke folur për Task-Forcën e posaçme të hetimeve, të krijuar në kuadër të misionit evropian, dhe për cilëndo procedurë gjyqësore që buron nga kjo njësi, Ashton ka thënë se ato do të vazhdojnë derisa “Këshilli i Bashkimit Evropian ta njoftojë Kosovën që hetimet dhe procedurat përkatëse janë përmbyllur”.
“Kosova sikur pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, e ka perspektivën evropiane. Përmes zbatimit të mandatit të tij, EULEX-i do të kontribuojë në lehtësimin e përparimit të Kosovës drejt integrimit të mëtutjeshëm në BE”, ka thënë mes tjerash në letrën e saj, baronesha Catherine Ashton, dërguar presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga.
‘Marrë nga KosovaPress”
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com