Ashton: Prioritet i BE-së, zbatimi
i plotë i marrëveshjes së prillit
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton në një takim sot me gazetarë ka paralajmëruar raundin e dytë të bisedimeve Kosovë-Serbi, që do të afrojë në lidhjet e dy vendeve.
BRUKSEL - Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka paralajmëruar raundin e dytë të bisedimeve Kosovë-Serbi, që do të afrojë lidhjet e tyre.
Në një takim me gazetarë, Ashton, e njohur si një diplomate fjalëpak, ka thënë se nëse palët janë të gatshme të fillojnë negociatat ajo është edhe më e gatshme, bën të ditur RTK.
“Ata e dinë se unë kam një mandat të kufizuar dhe nëse më duan (t’u ndihmojë) atëherë le ta kryejmë,” ka thënë Ashton, njofton gazeta The Wall Street Journal.
Gazeta thotë se bisedimet e ndërmjetësuara nga BE sollën marrëveshjen historike e cila ju ofroi pakicës serbe të Kosovës një autonomi të rëndësishme politike në këmbim të njohjes së autoritetit të Prishtinës mbi policinë, gjyqësinë dhe institucionet qeverisëse në Kosovë.
Po për çka pritet të flasin liderët e këtyre vendeve. Çështjet të indetifikuara nga Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi sipas gazetës janë ‘tensionet rreth të drejtave pronësore të njerëzve të zhvendosur gjatë konfliktit si dhe pjesëmarrja e sportistëve të Kosovës në garat sportive. Zyrtarët evropianë shpresojnë se do të ketë përpjekje të reja për identifikimin e të zhdukurve nga lufta e vitit 1998-99.
Baronesha Ashton ka deklaruar se kur t’i takojë në janar dy kryeministrat do t’i pyesë se në ç’drejtim duan t’i vazhdojnë negociatat.
“Absolutisht do të varet prej tyre. Një nga gjërat që u kemi thënë është se ata vetë mund ta shtyjnë procesin me shpejtësinë dhe gjerësinë që duan”, ka thënë Ashton në zyrën e saj në katin e gjashtë në Bruksel, aty ku ka mbajtur rreth 20 takime me dy kryeministrat që nga shtatori i 2012. “Ata herë pas here kanë folur për disa çështje që duan t’i zgjidhin dhe ajo që është shumë e qartë është se ata duan ta çojnë më tutje procesin’.
Ashton ka thënë se prioritet i BE-së mbetet zbatimi i plotë i marrëveshjes së prillit. Mirëpo ato që mbeten ende të pazbatuara janë edhe mospajtimi rreth mënyrës së integrimit të gjyqtarëve dhe gjykatave serbe në sistemin ligjor të Kosovës.
Baronesha Ashton është optimiste për të ardhmen e marrëdhënieve të dy vendeve, mirëpo në pyetjen se a mund të paramendojë njohjen e Kosovës nga Serbia, ajo përgjigjet: “E ardhmja është e ardhme dhe këtë nuk mund ta di”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39