Egjipt - “Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe jo që t’ju imponohemi, pasi zgjidhja e situatës në vend i përket popullit egjiptian”.
Kështu është shprehur sot nga Kajro, Shefja e Diplomacisë Europiane, Katerine Ashton në një konferencë për shtyp, në të parën vizitë të sajën në Egjip pas rrëzimit nga pushteti të ish-presidentit Mohamed Morsi.
Ashton ka bërë të ditur se është takuar me ish – presidentin Morsi në rrethana të rezervuara duke thënë se ai është mirë dhe se ka të drejtë të ndjekë televizionin dhe gazetat. Sipas saj, takimi ndërmjet tyre ka zgjatur 2 orë dhe se biseda ishte e hapur dhe e sinqertë.
Ashton ka bërë të ditur se ka folur me të gjitha palët politike për të përforcuar mesazhin se në këtë proces tranzicioni duhen të marrin pjesë të gjitha grupet politike, përfshirë edhe “Vëllazërinë Myslimane.”
Gjatë vizitës së saj, shefja e diplomacisë është takuar edhe me Presidentin e Përkohshëm Adly Mansour, zyrtarë të lartë egjiptianë si dhe me përfaqësues të Vëllazërisë Myslimane të cilët mbështesin Mohamed Morsi.
Në fund, Ashton ka përsëritur se duhet t’i jepet fund dhunës në vend dhe i ka bërë thirrje të gjitha palëve politike për të gjetur një zgjidhje paqësore për krizën që ka gllabëruar vendin që prej 3 korrikut, kur u rrëzua Morsi me anë të një grushti shteti.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com