Asistenca dhe Kryeprokurori, 13
orë debat,qeveria rrëzon PD-LSI

Asistenca dhe Kryeprokurori, 13<br />orë debat,qeveria rrëzon PD-LSI<br>
Pas 13 orëve diskutime dhe debate të forta për skemën e ndihmës ekonomike dhe amendamentet për ndryshimet Kushtetuese është mbyllur seanca maratonë në Kuvendin e Shqipërisë. Në përfundim janë votuar emrat e komisionit hetimor për Tahirin, ndërsa shumica ka rrëzuar me 72 vota amendamentet e propozuara nga opozita PD-LSI për Kryeprokurorin.

Opozita kërkoi që kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku të shkarkohet dhe të nisë procedura e zgjedhjes së një prokurori të përkohshëm të përgjithshëm sipas këtyre amendamenteve, që të kishte kaluar Vettingun dhe me 3/5.

Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili deklaroi se pavarësisht votës kundër, dita e hesapeve të mëdha do të vijë shpejt. “Emërimi i Kryeprokurores së përkohshme është i paligjshëm. Interesi i ditës e ka verbuar shumicën. Pushtetet fiktive gjithmonë kanë qenë jetëshkurtra, por me pasoja për njerëzit. Reforma duhet të krijonte një besim të ri, të respektonte ‘Venecian’.

Opozita qëndron e përqendruar te Kushtetuta, jo te mania e emrave që mbrojnë qeverinë. Kapja e Kryeprokurores është fakt i kryer. Dita e hesapeve të mëdha do të vijë shpejt” deklaroi ai. Por deputetja e PS, Klotilda Ferhati u shpreh se propozimi për të shtuar një rregull trazitor për prokurorin e përkohshëm nuk i shërben ligjit. “Ku ishit ju përfaqësues të LSI kur u miratua ligji? Pse nuk e ngritët këtë shqetësim? Po ju të PD, kush u ka thënë se Kuvendi interpreton ligjin? Këtë e bën Kushtetuta, ju shkuat në gjykatën Kushtetuese? Pse nuk e kundërshtuat ligjërisht, por vetëm me fjalë? Zgjedhja e Arta Marku është e bazuar në ligj.

Ne nuk do të kemi më asnjë histori të përsëritur të një vakumi, kur prokurorit i mbaroi mandati dhe Kuvendit i takonte të zgjidhte një të përkohshëm. Pse harxhoni kohë dhe energji kot? Ky projektligj pengon Reformën në Drejtësi” deklaroi ajo. Për të vërtetuar dashurinë për ligjin, deputetja e PS, i kërkoi PD që të shpjegojë se ku i gjeti paratë për lobim në SHBA para se të merret me cështje të tjera.  Ndërsa PD, përmes deputetit Salianji u shpreh se opozita kërkon një prokuror të ri me vetting, dhe jo politik sikur ka ndodhur. Megjithatë në fund, shumica rrëzoi propozimet e opozitës.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset