Asistenca, LSI i 'vërsulet' deputetit të PS në Skrapar: Tërhiqu, ja ku do përfundosh

Lëvizja Socialiste për Integrim ka sulmuar deputetin socialist në Qarkun e Beratit, Adnor Shameti, lidhur me skemën e re të ndihmës ekonomike në Skrapar.

Deputeti Nasip Naço i bëri thirrje Shametit të heq menjëherë dorë nga vendimet e tij dhe t’i jepet zgjidhje problemit, duke shtuar se kanë mbetur pa të ardhura 876 familje dhe rrezikojnë edhe 418 aplikantë të rinj.

Sipas tij, qeveria Rama nuk ka asnjë plan zhvillimi për Skraparin dhe kjo është arsyeja që njerëzit po braktisin vendin çdo ditë e më shumë.

“Qeveria e drejtuar nga Rama nuk ka asnjë plan zhvillimi për Skraparin, për hapjen e vendeve të reja të punës, duke i lënë skraparlinjtë alternativën e vetme largimin nga Shqipëria. Deputeti i zonës, Adnor Shameti, të heqë dorë sa më shpejt nga vendimet e tij dhe të bëhet zgjidhja e problemit. Ai duhet ta kuptojë se presioni me ndihmën ekonomike nuk do ti sjellë votat e munguara rilindjes në Skrapar. Janë 876 familje që do mbeten pa të ardhura, pa ndihëm ekonomike. 418 aplikantë të rinj do të mbeten pa të ardhura, për shkak të mungesës së këshilltarëve të rilindjes në këshillin bashkiak. Skraparlinjtë janë të varfër, por nuk mund të shiten apo të blihen. Deputetin delirant koha do ta hedhë në koshin e plehrave”,

Nasip Naço, deputet i LSI

Deklarata për media e Kryetarit të Bashkisë, Skrapar, Nesim Spahiu
Bashkia Skrapar dënon veprimin e disa ditëve më parë të disa këshilltarëve të Subjektit Politik, PS. Mungesa e tyre në Mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Skrapar tregon papërgjegjshmërinë politike dhe qëllimin e tyre të vërtetë, varfërimin, përhapjen e problemeve dhe halleve më shumë për komunitetin.

Edhe përse të gjithë anëtarët e Këshillit ishin njoftuar më herët për këtë mbledhje, prezent ishin Kryetari i Këshillit dhe 5 anëtarë që u paraqitën ndërsa të tjerët i’u bindën urdhërave për bojkot “gjasme kundra projekt-vendimeve të Bashkisë”, por që në fakt ishin dhe mbeten kundër njerëzve të thjeshtë të Skraparit.

876 familje të paaftësisë do të mbeten pa të ardhura për veten dhe familjet e tyre për shkak të “këshillave” verbale të deputetit të Partisë Socialiste z.Adnor Shahmeti që u jep “këshilltarëve” të subjektit të tij. Po ashtu edhe 418 aplikantë të ndihmës ekonomike do mbeten pa të ardhura nga kjo mungesë e këshilltarëve duke treguar papërgjegjshmërinë morale ndaj komunitetit që ata përfaqësojnë.

Bashkia Skrapar apelon tek këshilltarët e përgjegjshëm të subjektit politik PS të reflektojnë ndaj këtij “bojkoti-politik” pasi buka e gojës nuk pyet për ndasitë politike. Ata që mbeten më të ndëshkuar nga këto veprime, nuk janë Partitë apo Politikanë por vetë populli, që me votën e tij i zgjodhi për ti përfaqësuar dhe jo për ti lënë në fatin e disa njerëzve që nuk u shkon në mendje varfëria e këtij komuniteti, hallet e tyre por vetëm interesat e tyre vetjake dhe se si të parakalojnë mes hallexhinjve me makina luksoze pa e kthyer kokën nga ata.

Deklarata për media e deputetit të LSI, Nasip Naço
Dhe unë si deputet i zonës do doja të theksoja jo vetëm mbështetjen dhe solidaritetin ndaj Kryetarit të bashksië Skrapar, këshilltarëve të përgjegjshëm të Këshillit Bashkiak, si dhe ndaj të gjithë atyre familjarëve të cilëve për shkak të papërgjegjshmërisë politike të këshilltarëve të Partisë Socialiste, të dirigjuar dhe orkestruar nga deputeti i Rilindjes, do duhet të vuajnë akoma më shumë varfërinë dhe mjerimin e tyre.

Qeveria nuk ka patur dhe nuk ka asnjë plan për zhvillimin e Skraparit, për hapjen e vendeve të reja të punës, për luftën ndaj varfërisë, duke i lënë skrapalinjtë, dhe jo vetëm ata, alternativën e vetme, atë të largimit nga Shqipëria. Unë do doja që deputeti i zonës Adnor Shameti të heqi dorë nga veprimet e tij meskine dhe së bashku me të gjithë deputetët e Qarkut të bëhet zgjidhja e problemit, dhe jo problemi vetë.

Ai duhet të heqi dorë nga presionet se ndihma ekonomike është dhuratë e tij. Ai duhet ta kuptojë se presioni me ndihmën ekonomike dhe të KEMP-it, nuk do ti sjellë votat e munguara RIlindjes prej vitesh në Skrapar. Deklarimet e tij se do jetë prezent në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për tu bërë të qartë se KEMP-I dhe përkrahja sociale janë dhuratë e këtij deputeti delirant.

Janë jo pak, por rreth 876 familje, përfituese të paaftësisë së përkohshme, të cilat do të mbeten pa të ardhura, duke bërë që ata t’i drejtohen listave të dyqaneve dhe duke u lënë si rrugë të vetme braktisjen dhe largimin jo vetëm nga Skrapari, por dhe nga Shqipëria.

E njëjta situatë është dhe për 418 aplikantë të rinj të ndihmës ekonomike, të cilët do mbeten pa të ardhura, vetëm për shkak të mungesës së këshilltarëve të Rilindjes në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Qëllimi i deputetit të Rilindjes është i qartë: sa më të varfër të jenë njerëzit, aq më e lehtë është që përkundrejt varfërisë tu blejë votën e tyre. Kjo nuk ka për të ndodhur, pasi skrapallinjtë, janë të varfër, por janë krenarë dhe nuk mund të shiten dhe blihen. Koha e ka vërtetuar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kulla e Viçidolit: 24/04/2018 19:05

    Skrapari i çartun ka me mbet djerr. Te shkojne te Gjiri i Lalzit aty ku jeton prijesi tyne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë