Asistenca, Rama: Ata që u hoqën
gabimisht rifuten, punë ka, por s'duan

Asistenca, Rama: Ata që u hoqën<br />gabimisht rifuten, punë ka, por s'duan<br /><br>
BERAT-Kryeministri Edi Rama ishte mëngjesin e sotëm në një familje, që përfitonte ndihmë ekonomike për herë të parë. Ai tha se në të gjithë qarkun janë 700 familje që janë përjshtuar nga ndihma, ndërsa vetëm një pjesë e vogël janë hequr nga gabimet në përllogaritje. Kreu i qeverisë, u shpreh se të gjitha ata që janë përgashtuar gabimisht nga skema ekonomike, do të bëhen sërish pjesë e saj.

“Ne Berat 700 familje janë përjashtuar nga ndihma, nga të cilat vetëm një pjesë e vogël nga gabimet, që po korrigjohen”. Rama tha se ka shumë njerëz që janë hequr nga ndihma dhe nuk duan që të shkojnë të punojnë, ndërsa ka shumë fabrika që kanë nevojë për fuqi punëtore. “Ka shume njerëz që kanë dalë nga skema dhe nuk duan të shkojnë në punë të punojnë. Dje, një alamet djali, fizikisht më i mirë se unë, tha nuk marr ndihmë, i thash hajde të gjej punë, më tha në bashki? Jo i thash, në privat, jo më tha. Kemi gjithë ato fabrika që kanë nevojë për krah pune dhe njerëzit nuk shkojnë të punojnë.

 

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Jemi në kontakte me KFOR për të marrë helikopterët e tyre

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Jemi në kontakte me KFOR për të marrë helikopterët e tyre