Asistenca,vijon replika ‘dhëmbë më
dhëmbë’ mes Bashës e Ramës

Asistenca,vijon replika ‘dhëmbë më<br />dhëmbë’ mes Bashës e Ramës<br>
Pas përplasjeve të forta në sallën e Kuvendit, ka vijuar replika në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha për skemën e re të ndihmës ekonomike. Basha i është përgjigjur Ramës, i cili i cilësoi akuzat e opozitës si mashtrim të madh politik, duke shtuar se shumica e qytetarëve nuk duan të punojnë.

Lidhur me këtë deklaratë të Ramës nga Berati, Basha shkruan në ‘Facebook’ se nuk ka njeri që e beson mashtrimin e kryeministrit. Sipas tij, realiteti flet vetë me gojën e këtyre banorëve të Beratit, aty ku banda qeveritare po harxhon sot e nesër miliona lekë për ekskursionin e fundjavës, por asnjë kacidhe për njerëzit në nevojë ekstreme.

 

 

 

 

 

“A ka njeri që e beson mashtrimin e Ramës sot nga Berati se njerëzit preferojnë të marrin 50 mijë lekë ndihmë ekonomike në vend që të punësohen me rroga 400 mijë lekëshe??? Realiteti flet vetë me gojën e këtyre banorëve të Beratit, aty ku banda qeveritare po harxhon sot e nesër miliona lekë për ekskursionin e fundjavës, por asnjë kacidhe për njerëzit në nevojë ekstreme”, shkruan Basha.

 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen