Dy asistentë të afërt të Donald Trump kanë hedhur poshtë zërat sipas të cilëve Presidenti i sapozgjedhur amerikan do zhvillonte një samit të përbashkët me Presidentin rus Vladimir Putin, menjëherë pas marrjes së detyrës.
 
Sipas mediave ndërkombëtare, Trump u kishte thënë disa zyrtarëve të lartë britanikë se samiti me shumë gjasa do të zhvillohej në Reikjavik të Islandës.
 
Por një prej asistentëve më të afërt të Tramp, i pyetur nga Reuters, e tha se kjo histori është thjesht fantazi. Edhe një tjetër ndihmës i Trump,  gjithashtu në kushtet e anonimitetit tha se zërat në media janë të pavërtetë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com