TIRANË- Kur kanë mbetur 8 ditë nga momenti kur mbaroi afati për të kandiduar për pozicionin e kreut të SPAK-ut, deri më tani nuk ka asnjë kandidaturë.

KLP ka bërë me dije se deri tani asnjë prokuror i strukturës nuk ka paraqitur platformën apo interesin për të garuar si pasues i Arben Krajës.

“Deri ditën e sotme më datë 24.10.2022, pranë KLP-së nuk ka shprehur interes asnjë prokuror, për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme . Afati maksimal është 2 nëntor 2022 ora 00.00”, thuhet në njoftimin e KLP.

Arben Kraja përfundon mandatin në datën 19 dhjetor. Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.