Pas një sërë kërkimesh të bëra nga një skuadër shpëtimi nuk është arritur të gjendet asnjë i mbijetuar, pas rrëzimit të një aeroplani rus në një mal të Indonezisë. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën e kaluar gjatë një fluturimi 40 milje nga Jakarta e Indonezisë.
Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarët në Indonezi të cilët kanë deklaruar se në mal janë gjetur vetëm mbeturinat e avionit.
Mbeturinat e aeroplanit rus janë gjendur të enjten, buzë një shkëmbi malor në skajin perëndimor të Indonezisë.
Avioni i rrëzuar ishte i tipit Sukhoi Superjet-100 dhe pasagjerët që udhëtonin në të ishin biznesmenë, diplomatë dhe gazetarë. Mësohet se nga pasagjerët, të paktën 36 ishin indonezionë. Thuhet se ekuipazhi përbëhet nga tetë persona të cilët ishin rusë.
Aeroplani ishte në një fluturim demonstrues në vendet e Azisë dhe kishte bërë ndalesa në Kazakistan, Pakistani dhe Birmani.
Ai ishte nisur nga Xhakarta, por pas 21 minutash është rrëzuar.
/Shqiptarja.com