TIRANË- Kurba e infektimeve me AOVID-19 vijon të jetë në nivele shumë të ulëta, duke vijuar e qëndrueshme. Edhe sot, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga ky virus, teksa janë konfirmuar 12 raste të tjera. Kjo shifër ka ardhur si rezultat i 2,916 testimeve, teksa gjysma e rasteve të reja janë regjistruar në Tiranë.
“Janë kryer 2,916 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Situata paraqitet shumë e qetë edhe në spitalin Infektiv, të vetmin spital të hapur për të trajtuar rastet me COVID.
“Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,826 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.
Statistika (12 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,916
Testime totale 754,759
Raste pozitive 132,449
Raste të shëruara 129,826
Raste Aktive 170
Humbje jete 2,453
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Shkodër 51
Tiranë 44
Berat 22
Elbasan 14
Lezhë 12
Durrës 7
Korçë 6
Gjirokastër 5
Dibër 3
Fier 2
Vlorë 2
Kukës 1
Gjatë ditës së sotme janë kryer 4587 vaksinime. Në total që nga fillimi i pandemisë janë kryer 834868 vaksinime në total me objektiv për të bërë 1 mln vaksinime deri në fund të qershorit.