Në 24 orët e fundit janë kryer 11.078 vaksinime anti COVID ndërsa që nga fillimi i fushatës 'Shqipëria Buzëqesh' janë kryer 1.190.847 vaksinime. Ministria e Shëndetësisë raporton se asnjë humbje jete nga COVID nuk është shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. 37 raste të reja me COVID janë raportuar në orët e fundit.

"Janë kryer 4593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 37 qytetarë, në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Fier, Elbasan, Lezhë, nga 2 raste në Kavajë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Vau i Dejës. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv".

Aktualisht janë 374 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë. Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,205 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Statistika (30 Korrik 2021)

Raste të reja ditore         37

Të shëruar në 24 orë       18

Të shtruar në spitale       20

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 4593

Testime totale             896,662

Raste pozitive             133,036

Raste të shëruara         130,205

Raste Aktive                      374

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              137

Elbasan            55

Kukës                33

Lezhë               32

Vlorë                28

Fier                   20

Shkodër           22

Korçë                15

Berat               14

Durrës              14

Gjirokastër        4

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:07
Manastirliu: Mbi 11 mijë vaksinime anti-COVID janë kryer ditën e sotme

Vijon me ritme të shpejta vaksinimi masiv në vend, ku ditën e sotme janë kryer 11.078 vaksinime anti COVID. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Që nga fillimi i fushatës 'Shqipëria Buzëqesh' janë kryer 1.190.847 vaksinime.