Asnjë humbje jete dhe 20 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga 405 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive u regjistruan në këto bashki: 8 në Tiranë, 3 në Rroskovec, Sarandë, Tepelenë, 1 në Shijak, Patos, Selenicë.
Janë 313 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,291 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (29 Maj 2022)
- Raste të reja ditore 20
- Të shëruar në 24 orë 14
- Të shtruar në spitale 4
- Humbje jete në 24 orë 0
- Testime ditore 405
- Testime totale 1,827,518
- Raste pozitive 276,101
- Raste të shëruara 272,291
- Raste Aktive 313
- Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 207
- Fier 23
- Vlorë 20
- Gjirokastër 16
- Korçë 15
- Shkodër 10
- Durrës 8
- Elbasan 6
- Berat 3
- Dibër 3
- Kukës 1
- Lezhë 1