Asnjë i vdekur nga COVID në 24 orët e fundit në Kosovë, 35 qytetarë rezultojnë të infektuar

Asnjë i vdekur nga COVID në 24 orët e fundit në Kosovë, 35 qytetarë rezultojnë të infektuar

Foto ilustruese

Situata pandemisë së COVID në Kosovë është përmirësuar. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar për asnjë vdekje nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 35 raste të reja të infektimit.

“Nga 2.193 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 79 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.412. Në total numri i rasteve aktive është 1.051”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.

Në 24 orët e fundit janë kryer 11.291 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës. Deri më sot 641.772 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim