Asnjë masë disiplinore dhe pasuri të ligjshme/ Del para vettingut zv/ drejtori i SHÇBA-së

TIRANE-Pas përjashtimit të inspektorit të SHÇBA-së, sot doli para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, Adriatik Ago, zv/ drejtor i Përgjithshëm, SHÇBA. Trupa e Komisionit theksoi se nga të dhënat që ka mbledhur, Ago ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe ka burime që e justiifkojnë, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. 

"Subjekti ka bërë deklarim të saktë për 2 apartamente që zotëron. Një e ka blerë nga komunlja, njëra bërë shtesë pallati. Deklarim të sakte për automjetin 2.500 euro 'Fiat Croma'. Deklarim të saktë për apartamentin e dhuruar nga prindërit si pjesë takuese.

Deklarim të saktë të burime të ligjshme për llogari bankare prej 1.5 milionë lekë. Ka burime të ligjshme, nuk ka fshehje, në lidhje me figurën nuk ka të dhëna për procedime penale ndaj subjektit apo të dhëna për kontakte me të inkriminuar, nuk ka denoncime nga publiku.

Nuk ka asnjë çrregullim psikologjik që do të cenonte veprimtarinë e punës. Ka formim në shkollën e policisë dhe atë të juridikut nisur prej '70 deri në vitin 1990. Gradat deri në nivelin drejtues i ka fituar në mënyrë të ligjshme. Nuk ka asnjë masë disiplinore" lexuan raportin anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, Ana Kapaj, Elvira Daberdaku dhe Elida Liko. Tashmë pritet vendimi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja