Asnjë masë për shoferin
e Beçajt, vonon ekspertiza
Aksidenti në Tiranë |

Asnjë masë për shoferin <br />e Beçajt, vonon ekspertiza<br />Aksidenti në Tiranë |
TIRANË - Makina luksoze e kryetares së Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj, ka dalë plotësisht jashtë funksionit. E shkatërruar nga një aksident që ndodhi mesditën e së enjtes në Tiranë, makina tip benz nuk mund të kthehet më në gjendjen e mëparshme. Këtë fakt e pohojnë burime të sigurta nga Gjykata e Lartë, ndërsa shtojnë se nuk janë në gjendje të thonë se sa ka kushtuar kjo makinë kur është blerë. Ngjarja e cila pati një të plagosur ka kaluar në heshtje. Nga njëra anë, asnjë e dhënë nga Gjykata e Lartë dhe nga ana tjetër, policia, e cila edhe pse duhej të kishte zbardhur gjithë skemën e aksidentit, nuk ka dalë me një akt ekspertize. Aksidenti "masiv" që ndodhi në afërsi të bulevardit kryesor të Tiranës, mesditën e së mërkurës, dhe pati protagonist kryesor shoferin e kryetares së Gjykatës së Lartë, nuk ka një fajtor, që duhet të përgjigjet për pasojat që ka shkaktuar. Jo vetëm kaq por policia e kryeqytetit nuk ka marr asnjë masë ndaluese për shoferin e kryetares së Gjykatës së Lartë, i cili udhëtonte në qendër të Tiranës me shpjetësi tej normave të lejuara.
Policia e kryeqytetit përveçse nuk ka ndaluar shoferin e Shpresa Beçajt, Alfred Beqaj, nuk ka nxjerrë as edhe aktin e ekspertizës. Të kontaktuar nga gazeta “Shqiptarja.com”, zëdhënësja e policisë së Tiranës, u shpreh se nuk ka asnjë informacion për këtë aksident, duke shtuar se ka qenë një përplasje e lehtë e makinave pa pasoja të rënda.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve