TURQI- Tërmeti i fuqishëm që goditi fuqishëm Turqinë e Sirinë i cili la mbi dhjetëra viktima, la pas edhe mësimin se duhet të jemi të përgatitur nga ana e infrastrukturës dhe ndërtimit për të t’i bërë ballë fatkeqësive natyrore. Së fundmi në Turqia ka pasur arrestime të shumta dhe akuza të mëdha për ndërtimet, të cilat pas tërmetit të fuqishëm, janë rrënuar. Të vetmet pallate që nuk janë prekur në lagjen “Antakya” në Hatay, janë 3 ndërtesat publike dhe 12 apartamentet e ndërtuara nga familja Ergüvenoğlu.
Duke përmendur të atin e tij, inxhinieri i ndërtimit Mustafa Ergüvenoğlu tregoi “sekretin”. Ai u shpreh se është përpjekur disa herë për ta ndërtuar dhe nëse prishej i rikthehej sërish, gjë që e kishte si këshillë nga i ati.
“I numërova hekurat që përdornim një nga një. Nëse betoni më prishej, e dërgoja atë mbrapsht. Në fund të fundit, po e blija me para. Babai im, i cili besonte në shkencë, ishte udhërrëfyesi im më i madh.
Nuk duhet të studiosh, mund të jesh punëtor pastrimi për një komunë, por kur pastron një rrugë, bëje në një mënyrë që nuk ‘lëni një mbeturinë të vetme’. U kujdesa të qëndroja vetëm në krye të çdo pallati që kishim ndërtuar. Edhe nëse nuk jam aty, një staf teknik duhet të jetë në krye të tyre.
Prandaj, zotërinjtë dhe nënkontraktorët e mi, të cilët nuk më njihnin në fillim, më thoshin: ‘Kemi dëgjuar që je një njeri i ngjitur dhe i bezdisshëm’. Përveç kësaj, kam mësuar shumë nga profesorët tanë të universitetit. Të gjithë kanë një pjesë të rëndësishme në mbrojtjen e këtyre jetëve” tha inxhineri.
Ai është shprehur se fakti që nuk është shkaktuar asnjë dëm është në një farë mënyre një lloj qetësimi për të, pasi nuk do mund të jetonte me brengën se prej punës së tij mund të shkaktoheshin vdekje.
“Nuk kam frikë nga ajo që quhet burg, është thjesht të shkosh në shtrat. Por për të shkaktuar vdekjen e dikujt, kjo është ajo që unë nuk do ta përballoja me ndërgjegje. I vetmi ngushëllim për ne është se nuk humbi asnjë jetë në asnjë nga ndërtesat që ndërtuam.
Ata që ulen në këto ndërtesa dhe arrijnë tek ne thërrasin dhe luten. Edhe mësuesja ime e biologjisë jetonte në një nga apartamentet që ndërtuam dhe u preka shumë kur ajo më telefonoi dhe më falënderoi. Ne humbëm shumë njerëz në Antakia, kam të afërm mes tyre. Jemi shumë të trishtuar dhe të lumtur dhe pika ku e kemi ndërgjegjen të pastër është se ndërtesat që kemi ndërtuar nuk prishen.”- u shpreh ai.
Kujtomë se Turqia dhe Siria u goditën nga tërmeti i fuqishëm më 6 shkurt duke shkaktuar pasoja të mëdha dhe me dhjetëra viktima. Aktualisht janë mbi 50 mijë viktima në dy vendet ndërsa e gjithë bota u solidarizua dhe ofroi ndihmë.
Epo kjo tregon QARTË dhe PASTËR se këto viktima të mjera nuk i vrau tërmeti, por njeriu i keq dhe i lig, që i errësuar nga ... fitimi... fitimi... bëjnë çështë e mundur që të fitojnë sa më shumë para... para... që është mjeti më i mirë i djallit për të shkatërruar njerëzimin. Ore të mjerë, po çohuni e shkatërroni kapitalizmin e ndyrë, që është shkaku kryesor i të gjitha tragjedive dhe shkatërrimeve në këtë botën tonë të shkretë. Po edhe kur me një të rënë të lapsit e për ca sekonda, ju vdesin mbi 50.000 njerëz (edhe sikur të kishin qenë pula, do të ishte një tmerr i vërtetë), dhe prap nuk ngriheni e të tërbuar te luftoni për jetët e fëmijëve tuaj të humbur. Nuk ngriheni, nuk ngriheni???!!!! E Çuditëshme dhe e Paimagjinueshme se si mund të ndodhë kjo?!! Si mund të mbyllë gojën njeriu edhe kur i sheh kockat e fëmijve të copëtuara nën rrënoja. Si... Si... Si???!! Rreth pallateve e ndërtesave të bëra shkrumb e hi, ngrihen të paprekur e pa asnjë gërvishtje, kulla që duken sikur sapo janë ndërtuar... dhe kjo është 'Pa Fjalë'... Edhe sikur vetëm një ndërtesë të kishte ngelur në këmbë dhe të mos të ishte shkatërruar, vetëm kjo do të mjaftonte për të treguar se kush është shkaku i vërtetë i shkatërrimeve dhe tragjedive, dhe jo që ka me qindra ndërtesa e pallate të paprekura fare... E ju o të mjerë, rrini të heshtur e nuk bëzani fare, megjithëse mbani në krahë, kockat e copëtuara të fëmijve e njerëzve tuaj... PO KAQ POSHTË TË KETË RËNË KY DYKËMBËSH I SHKRETË???!!!! KAQ POSHTË???!!!!
PërgjigjuMallku edhe fara e jone qe i japim voten o Zyhdi
MAFIA DHE MAFIOZËT KANË DORË FATIN E NJERËZIMIT NË MBARË BOTEN. 4% JANË BOSAT, ATO QË KANË NË DORË KAPITALIN DHE LOZIN E BAJNË ÇFARË TË DUAN ME NJERËZIT NË MBARË RRUZULLIN .TË NJEJTEN SËMUNDJE KEMI EDHE NE SHQIPTARËT, SUNDOHEMI NGA PJELLA ENVERISTE E HAJDUTIT DHE ANTISHQIPTARIT RAMA, I CILI SHKATËRRON SHQIPNINË, TUJ JU IMPONUE POPULLIT LARGIMIN NGA VENDI I VET.MALLKU FARA E TYRE DHE ATO NDËRKOMBËTARË QË MBAJNË NË PUSHTET KËTË FARË TË NDYTË.