Asnjë prej ushtarakëve shqiptarë që shërbejnë jashtë vendit nuk ka simptoma të lidhura me COVID-19. Ndërkohë që 5 prej studentëve që studiojnë në akademitë ushtarake italiane janë kthyer në vendin tonë pas mbylljes së akademive nga qeveria italiane dhe aktualisht janë në vetëkarantinë në shtëpitë e tyre, pa asnjë simptomë. Studentët shqiptarë ashtu si edhe kolegët e tyre të huaj vijojnë ndjekjen e studimeve online.
Rreth 500 ushtarakë shqiptarë dhe familjarë të tyre, por edhe studentë që studiojnë në akademitë ushtarake në vendet e NATO-s, gëzojnë shëndet të plotë dhe vijojnë shërbimin e tyre në misionet e Aleancës apo përfaqësitë tona diplomatike. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe gjeneral Bardhyl Kollcaku, përmes një videokonference me përfaqësuesit më të lartë ushtarakë shqiptarë në strukturat dhe misionet e Aleancës apo atashetë ushtarakë në vendet e prekura më rëndë nga COVID-19 u interesuan për shëndetin e tyre dhe të familjeve.
Ministrja Xhaçka u kërkoi ushtarakëve tanë të tregojnë kujdes me masat kundër virusit dhe i siguroi se do të jenë në kujdesin e vazhdueshëm të shtetit shqiptar.
Ministrja Xhaçka bisedoi me përfaqësuesin ushtarak shqiptar në NATO, gjeneralmajor Nazmi Cahani, përfaqësuesin shqiptar në Komandën Supreme të Forcave Aleate në Evropë, (Supreme Headquarters Allied Poëers Europe, SHAPE) kolonel Petrit Çuni, atashetë ushtarakë shqiptarë në Itali e Greqi, përfaqësuesin më të lartë shqiptar në misionin e Resolute Support në Afganistan, si dhe me përfaqësuesen më të lartë ushtarake në misionin e KFOR në Kosovë.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Jam i qetë dhe i vendosur', Rama komenton punën e SPAK dhe rastin e Veliajt: Hetimi s’e bën fajtor! Gjyqet s’bëhen në media
28 Dhjetor 2024, 18:20
-
Odiseja e 'Xhaçkës' s'ka fund! Bardhi kërkon rivotim në Kuvend! Vë në dijeni dhe ambasadat
13 Dhjetor 2024, 14:22
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë
12 Dhjetor 2024, 12:45
-
Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias / Bushka: Vendimet e GJK, të zbatueshme por jo të diktojnë votën! Bardhi: Konfirmoi se mazhoranca bëri puç (DOKUMENTI)
10 Dhjetor 2024, 11:24
-
Mandati i Xhaçkës shqyrtohet nga Komisioni i Venecias, pritet publikimi i opinionit! PD akuza Spiropalit: Po fsheh draftin
6 Dhjetor 2024, 09:37
-
Kuvendi/ Nesër 'Komisioni i Venecias' mblidhet për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Duam draft-opinionin, çuat atje vetëm të PS-së! Spiropali: S'është publik! S'ju ftova se më keni refuzuar
5 Dhjetor 2024, 09:49
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor 2024, 11:05
-
Basha ngre çështjen 'Salianji' në Këshillin e Europës në Strasburg: Të çojmë përpara vetting-un në politikë, të bllokuar nga mazhoranca
30 Shtator 2024, 13:59
-
Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias e shqyrton më 6-7 dhjetor, një mision faktmbledhës në Tiranë të dëgjojë palët
25 Shtator 2024, 18:29
-
Mandati i Xhaçkës/ Debate në konferencën e kryetarëve! Bardhi: Orientuat votimin, hodhët në erë Gjykatën Kushtetuese! Peleshi: Duhet qartësim, na ndihmon Komisioni i Venecias
17 Shtator 2024, 09:59
-
PS i përgjigjet SHBA-së pse nuk çoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës! Peleshi: Ka paqartësi! Presim vendimin e Komisionit të Venecias
16 Shtator 2024, 10:36