Asnjë viktimë në 24 orë në Kosovë, shënohen 10 raste të reja me COVID-19

Asnjë viktimë në 24 orë në Kosovë, shënohen 10 raste të reja me COVID-19

Foto ilustruese

Vijon të mbetet e stabilizuar situata epidemiologjike në Kosovë. Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë ndërsa nga 1977 testime të kryera janë regjistruar 10 raste të reja infeksioni.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 116 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 104.679.

Numri total i infektimeve ka shkuar 92.890, ndërkohë që ai i viktimave është 2.248 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, raste aktive në të gjithë vendin janë 627 në krahasim me ditën e djeshme që ishin 733.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.

Në 24 orët e fundit 3.730 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 90.217 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'