Asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, regjistrohen 21 raste të reja në 24 orë

Asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, regjistrohen 21 raste të reja në 24 orë

Foto ilustruese

KOSOVË- Situata epidemiologjike në Kosovë vijon të mbetet e stabilizuar. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa 21 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë bën më dije se aktualisht janë 441 raste aktive. Në 24 orë janë shëruar 10 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157.370.

Që prej nisjes së procesit së vaksinimit në Kosovë, 1.568.983 qytetarë janë vaksinuar, ku 730.037 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave