Asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, regjistrohen 25 raste të reja në 24 orë

Asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, regjistrohen 25 raste të reja në 24 orë

Foto ilustruese

KOSOVË- Situata epidemiologjike në Kosovë vijon të mbetet e stabilizuar. Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në të gjithë vendin janë 447 pacientë aktivë. Në 24 orë janë shëruar 9 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157.326 që prej fillimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.716 doza të vaksinës kundër COVID-19. Q ë prej nisjes së fushatës së vaksinimit në Kosovë janë vaksinuar 1.566.251 qytetarë, ku prej tyre 724.969 i kanë marrë të dyja dozat.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave