Asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, regjistrohen 8 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, regjistrohen 8 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Situata epidemiologjike në Kosovë vijon të mbetet e stabilizuar. Si rezultat i 999 testimeve, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ndërkohë, COVID-19 nuk ka shkaktuar asnjë viktimë në 24 orë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri total i rasteve aktive në të gjithë vendin është 462, ku 51 pacientë po marrin ndihmë mjekësore në spitalet COVID, nga të cilët 15 prej tyre janë në gjendje më të rënduar.

Prishtina mban numrin më të lartë të rasteve aktive, përkatësisht me 100 raste, e ndjekur nga komuna e Ferizajt, Kamenica, Prizreni e Gjilani.  

Gjatë 24 orëve janë shëruar 6 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 157.440 që prej fillimit të pandemisë. Fatkeqësisht, numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 2.978.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave