KOSOVË- Situata epidemiologjike në Kosovë vijon të mbetet e stabilizuar. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi. Si rezultat i 1.514 testimeve, vetëm 6 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në të gjithë vendin janë 335 raste aktive. Në 24 orë janë shëruar 5 qytetarë duke e çuar numrin e të të shëruarve në 157.763 që prej fillimit të pandemisë.
Komento