Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 8 raste të reja në 24 orë

Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 8 raste të reja në 24 orë

KOSOVË- Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, koronavirusi nuk ka shënuar asnjë viktimë. Ndërkohë, si rezultat i 1.398 testimeve, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitivë më COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në të gjithë vendin janë 314 raste aktive, ku Prishtina mban numrin më të lartë të të infektuarve. Në 24 orë janë shëruar 14 qytetarë duke e çuar numrin  e përgjithshëm të të shëruarve në 157.801 që prej fillimit të pandemisë në vend.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.617.512 doza të vaksinës, ku 762.675 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat. Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.142 doza të vaksinës anti-COVID.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike

Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike