36 qytetarë kanë rezultuar pozitivë më COVID-19 nga 633 testime të kryera në 24 orët e fundit në vendin tonë si dhe fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 15 në Tiranë, 6 në Fier, nga 3 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 2 qytetarë në Patos, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Durrës, Kavajë, Divjakë, Vlorë, Delvinë.
Janë 265 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 78 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,549 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (3 Qershor 2022)
- Raste të reja ditore 36
- Të shëruar në 24 orë 78
- Të shtruar në spitale 5
- Humbje jete në 24 orë 0
- Testime ditore 633
- Testime totale 1,830,851
- Raste pozitive 276,311
- Raste të shëruara 272,549
- Raste Aktive 265
- Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 183
- Fier 28
- Vlorë 21
- Durrës 8
- Gjirokastër 8
- Korçë 6
- Elbasan 3
- Shkodër 2
- Dibër 2
- Lezhë 2
- Berat 1
- Kukës 1