Situata nën kontroll, asnjë viktimë nga COVID-19, regjistrohen 5 raste të reja në 24 orët e fundit në vend
Foto nga spitali Infektiv
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete nga COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar 5 raste të reja infeksioni.
Janë kryer 1881 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, nga 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,664 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID-19.
"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital".
Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se situata me pandeminë e koronavirusit në vend është përmirësuar ndjeshëm e duket se do të kemi jo vetëm një verë të qetë.
Statistika
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 37
Të shtruar në spitale 28
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,881
Testime totale 738,472
Raste pozitive 132,379
Raste të shëruara 129,664
Raste Aktive 264
Humbje jete 2,451
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 65
Shkodër 55
Berat 35
Korçë 33
Lezhë 25
Elbasan 16
Vlorë 11
Gjirokastër 10
Durrës 4
Kukës 4
Fier 4
Dibër 2
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18
-
Tiranë/ Babë e bir arrestohen për armë dhe kokainë në shtëpi! 76-vjeçari tentoi të hidhte drogën në lavaman, ndërsa pistoletën e hodhi nga ballkoni (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 12:03
-
Tiranë/ Me armë në brez lëvizte me makinë në rrugën “Pjetër Bogdani”, me video momenti i arrestimit (EMRI+VIDEO)
26 Janar, 10:53
-
Tiranë/ Sërish zjarr në pallatet e kompleksit 'Kika' te 'Komuna e Parisit'! Merr flakë garazhi, shkak kompresori i frigoriferit të një marketi! Evakuohen banorët, mes tyre fëmijë (VIDEO)
25 Janar, 18:31
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Tiranë/ Shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “Astirit”, arrestohet 29-vjeçari! Një pjesë e drogës gjendet në biznesin e tij (VIDEO)
25 Janar, 17:00
-
Koçiu:11,314 vizita falas gjatë vitit 2024 në Klinikën Stomatologjike Universitare
25 Janar, 15:53
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22