53 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 594 testime të kryera në 24 orët e fundit në vend si dhe fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 28 në Tiranë, 8 në Fier, 4 në Durrës, nga 3 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetar në Shijak, Divjakë, Delvinë, Pogradec, Kolonjë.
Janë 307 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,471 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (2 Qershor 2022)
- Raste të reja ditore 53
- Të shëruar në 24 orë 34
- Të shtruar në spitale 3
- Humbje jete në 24 orë 0
- Testime ditore 594
- Testime totale 1,830,218
- Raste pozitive 276,275
- Raste të shëruara 272,471
- Raste Aktive 307
- Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 203
- Fier 33
- Vlorë 22
- Gjirokastër 18
- Durrës 9
- Korçë 8
- Elbasan 4
- Shkodër 3
- Dibër 3
- Lezhë 2
- Berat 1
- Kukës 1