Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë, regjistrohen 10 raste të reja infeksioni me COVID-19

Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë, regjistrohen 10 raste të reja infeksioni me COVID-19

Foto ilustruese

KOSOVË- Situata epidemiologjike në Kosovë vijon të mbetet e stabilizuar. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Ndërsa nga 1.848 testime, janë identifikuar 10 raste të reja infeksioni.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 12 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 105.186.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.620, ndërkohë që ai i viktimave është 2.250 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, kemi një ulje të ndjeshme të raste aktive, përkatësisht 184 qytetarë në të gjithë vendin.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.

Në 24 orët e fundit 8.446 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 118.538 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë