Asociacioni i Komunave Serbe, Gabriel Escobar: S'mund të jetë shtet brenda shtetit, nuk mund të shkelet Kushtetuta e Kosovës

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën evendit, dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”. I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur për mediat dhe ka thënë se qëndrimi i SHBA-së është që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, por tha se duhet të ketë diskutim për çështjen e Asociacionit, që të mos bie ndesh me ligjet.

“Ne kemi qenë të qartë se palët janë pajtuar më herët për Asociacionin, prandaj duhet të diskutohet. Megjithatë, Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti”, deklaroi ai.

Escobar tha se ka modele të shumta evropiane, ku minoritetet mund të mbrojnë trashëgiminë e tyre kulturore dhe gjuhën amtare, por pa shkelur kornizën kushtetuese të vendit ku jetojmë.

“Ne duam të gjejmë disa prej këtyre shembujve, dhe ndoshta edhe t’i përdorim si udhëzues për të zbatuar Asociacionin. Prandaj, kam shpresë se mund t’i diskutojmë këto në Bruksel më vonë gjatë këtij muaji”, shtoi ai.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia kanë arritur më 2013 Marrëveshjen për Asociacionin, ose bashkësia e komunave serbe. Ndërsa në vitin 2015 është firmosur edhe marrëveshja mbi parimet e themelimit të Asociacionit. Por, po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me aktin më të lartë juridik, dhe tha se ato mund të harmonizohen me akte nënligjore të Qeverisë.

Escobar tha se të gjitha marrëveshjet e arritura në bisedimet Kosovë-Serbi, duhet të zbatohen, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Një gjë e tille është diskutuar edhe në takimin e presidentes dhe kryeministrit të Kosovës me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, theksoi ai.

“Megjithatë, Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bjerë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti", u shpreh Escobar.

Escobar theksoi se me përjashtime të vogla, çfarë ndodh në Ballkan është rezultat i faktorëve nga Ballkani.

Diplomati amerikan u zotua të mbështesë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në zbatimin e reformave që do të përshpejtonin rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, pasi këto dy shtete hapën zyrtarisht negociatat për anëtarësim në bllok.

Ndërsa në Malin e Zi, tha ai, Shtetet e Bashkuara mbështesin çdo qeveri që përqafon vlerat e Bashkimit Evropian dhe është e përkushtuar ndaj NATO-s.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 05/08/2022 17:40

    Të lumt Amerik…!!! Të lumt Albin…!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare