Asociacioni i komunave serbe, një shtet brenda Kosovës?

Asociacioni i komunave serbe, një shtet brenda Kosovës?

Komunat serbe në Kosovë

Sipas dokumentit prej 22 pikash të dakordësuar më 2015 midis Kosovës dhe Serbisë, të quajtur “Parimet e përgjithshme” Asociacioni i komunave serbe do të ketë kompetenca gati gati të një shteti të pavarur.

Ky organizëm ka në thelb të strukturës së tij të gjitha institucionet bazë të një shteti dhe shkalla e pavarësisë që ato do të kenë nga shteti i Kosovës, por sidomos roli ekzekutiv që ato do të luajnë në jetën e përditëshme do të jetë një faktor vendimtar.

Siç përcaktohet që në pikën 3 të Parimeve të përgjithshme, Asociacioni i komunave serbe do të ketë një status që aprovohet nga kuvendi themelues, pra diçka shumë e ngjashme me një Kushtetutë.

Do ketë një Kuvend si trup supreme, siç parashikon pika6/a që miraton statutin, e gjithë rregulloret e Asocacionit, pra që ka rol ligjëvënës, domethënë një Parlament. Pika 6/b thotë që do ketë edhe një President dhe një zv/president të zgjedhur nga kuvendi i Asociacionit. Pastaj me radhë parashikohet një Këshill dhe më pas një Bord Drejtues e deri edhe një shef administrate. Po kështu komandanti i Policisë emërohet nga Asociacioni, por i propozuar nga 4 komunat serbe në veri të Kosovës, pasi praktikisht aty do të ketë edhe juridikson, duke qenë se shumica e popullsisë është serbe.

Statuti

Pra siç shihet Asociacioni I komunave serbe do të jetë një organizëm që do të ketë strukturën e një shteti ndaj edhe negociatat mbi statutin e Asociacionit janë shumë të forta midis palëve. Ky statut, që ka fuqi si Kushtetutë për këtë Asociacion edhe pse është parashikuar që do ta votojnë anëtarët e tij, në realitet do të hartohet nga bisedimet midis Kosovë e Serbisë. Kosovarët kërkojnë që statuti të jetë brenda kuadrit  të një autonomie për çështjet vendore, ndërsa serbët duan që ai t’I japi Asociacionit rolin e një shteti gati të pavarur. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ahhhh Hashimmmmm qka i bëre këti vendi: 05/08/2018 08:57

    Pse luftuam, për pavarsi serbe...???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela