Asociacioni i Komunave Shqiptare në
Serbi, Doda: Fuqizon shqiptarët atje

Asociacioni i Komunave Shqiptare në<br />Serbi, Doda: Fuqizon shqiptarët atje
Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda përshëndeti sot krijimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi duke theksuar se kjo do të ndihmojë të fuqizojë shqiptarët e Luginës për të forcuar rolin e tyre dhe përmirësimin e kushteve ekonomike, politike e sociale.
 
Statusi i plotë i Mesila Dodës në “Facebook”
Sot u krijua në Luginën e Preshevës, Asociacioni i Komunave Shqiptare.
 
Krijimi i këtij institucioni, është padyshim një lajm i mirë që shpall fillimin e punës së një organizmi te bashkuar, që do ndihmojë dhe fuqizoje shqiptarët e Luginës për të forcuar rolin e tyre dhe përmirësimin e kushteve ekonomike, politike e sociale.
 
Gjithashtu, vlerësoj se pas krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, nuk ka asnjë arsye për të kundërshtuar apo për të reaguar me një gjuhë të dhunshme, vulgare e kërcënuese si ajo e përdorur nga Ministri I jashtëm serb Ivica Daçiç, I cili duket se akoma nuk ka nxënë kodet dhe gjuhën moderne të komunikimit dhe parimet demokratike, gjithëpërfshirëse e tolerante të shekullit tonë.
 
Pres qe ky institucion i ri I Komunave te Luginës të mbështetet fort dhe qartë nga dy shtetet tona, Shqipëria e Kosova, të cilët kanë detyrim Kushtetues dhe jetik, mirëqenien e bashkëkombësve tanë kudo ku ata jetojnë.
 
Duke i uruar suksese, Asociacionit të Komunave Shqiptare të Luginës së Preshevës, shpresoj dhe uroj në një punë dhe mbështetje konkrete për ta nga gjithë krerët e politikës shqiptare, të cilët duhet të shkojnë përtej vizitave të kortezisë në rajon dhe mes veti, të tejkalojnë deklaratat thjesht mediatike dhe të nxisin arritjen e rezultateve konkrete për përmirësimin e jetës së shqiptarëve kudo ku ata banojnë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë